Google ADS

Rama: Kam shumë pika të përbashkëta me Vetëvendosjen

01:12 | 17 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në një intervistë të tij në Zona e Pavarësisë në Klan Kosova se ka shumë pika që e përbashkojnë me Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë.

“Unë kam shumë pika të përbashkët me Vetëvendosjen, jo të gjitha, por shumë”, ka thënë Rama.

Rama ka komentuar edhe Gjykatën Speciale. Ka thënë se shpreson shumë që nuk do të shndërrohet në gjykatë që merret me fantazitë e Dick Martyt.

“Në rastin e Speciales uroj, shpresoj, besoj se nuk do të kthehet në një gjykatë që do të provojë në realitet atë që i ka thënë fantazia Dick Martyit”.

“Pra një Gjykatë Special për krime lufte – po . Por jo një Gjykatë për të gjykuar UÇK-në, luftën çlirimtare, për të bërë medoemos fajtorë me një libër fantastiko-shkencor, ky do të ishte kulimi i padrejtësisë ndaj Kosovës”.

“Në radhë të parë ndaj Adem Jasharit dhe atyre që zgjodhën vdekjen për të çliruar vendin e tyre, popullin e tyre nga një lëngatë, nga një agoni e pafund”./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme