Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka marrë një mesazh për ta mirëpritur homologun e tij nga Kosova, Avdullah Hotin, më 3 korrik në Tiranë.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka thënë se do të ishte lumtur që të ulej në çdo tryezë për të diskutuar, pasi që sipas tij, u bënë sa vite që ka një degradim të madh në Prishtinë.
“E kam marr një mesazh për ta mirëpritur këtu Hotin me 3 korrik kështu që do të diskutojmë”.
“Nuk e ndjej veten të zotin që të mund që t’i ftoj të gjithë së bashku, por do të isha i lumtur të isha në çdo tryezë thjeshtë për të diskutuar”.
“Është e domosdoshme që gjërat si këto të diskutohen [edhe pse jam një fanatik i barazisë gjinore] mes burrash siç diskutohej – edhe sot mbase aty ku kanë mbetur burra qoftë në Shqipëri, qoftë neper vende tjera”.
“Unë mendoj që edhe në luftë kur njerëzit luftojnë dhe vriten, ka një moment që bëjnë një armëpushim dhe komunikojnë”.
“Jemi shumë pak ne për t’u sakatuar në këtë mënyrë, ka një arsye pse jemi sot në disavantazh – ky është fakt në aspektin e çështjes shqiptare, për shkak të asaj që thash, u bënë sa vite që ka një degradim të madh në Prishtinë dhe natyrisht se secili ka përgjegjësinë e vet”.
“Nuk jam këtu për ta fajësuar askënd. Në këtë proces është Prishtina që udhëheq dhe jo ne sepse në fund të fundit u takon liderëve legjitimë të Kosovës dhe nuk më takon mua”.
“Unë flas për Kosovën, por nuk flas në emër të Kosovës jo sepse nuk di, por se nuk mundem – nuk më takon”.
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë