Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë një propozim për faljen e tatimit në pronë i cili sipas tij, do të u ndihmoj qytetarëve dhe buxhetit të kryeqytetit.
Sipas propozimit të Ramës, kur ndryshimi në pagesën e tatimit është më pak se 100 euro, falet vlera e ndryshimit, ndërsa kur ndryshimi është më shumë se 100 euro, falen 100 euro, shkruan Arbresh.info.
“Propozoj që çdo ndryshim i vlerës së tatimit në pronë nga viti 2022 në vitin 2023, prej 0 deri në 100 euro të falet. Pra, nëse një pronë ka pasur tatimin 50 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 70 euro, atëherë falja do të jetë 20 euro. Nëse një pronë ka pasur tatimin 120 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 300 euro, atëherë falja do të jetë 100 euro”, ka bërë të ditur Rama
Mes tjerash, i pari i Prishtinës ka kërkuar nga asamblistët që në seancën e radhës të votojnë për këtë propozim.
“Ky propozim do t’u ndihmojë të gjithë qytetarëve të Prishtinës, dhe nuk do të dëmtojë qëndrueshmerinë buxhetore të Kryeqytetit. Njëherësh, nuk do të cënojë mundësinë e zhvillimit dhe transformimit të mirëfilltë të Kryeqytetit për të mirën e të gjithëve, prandaj lus secilin asambleist, pa dallim, që në seancën e radhës të votojë PËR!”, shkruan Rama në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale