Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se spitali i kryeqytetit po bëhet.
Kështu ka njoftuar ai përmes një njoftimi në Facebook, ku shkruan se sot kanë diskutuar për detajet finale,
“Spitali i Kryeqytetit po bëhet! Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.
Sipas tij ky projekt i shumëpritur që do të bëj më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës.
“Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian. Shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të filloj ndërtimi”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...