Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kanë investuar 1.7 milionë euro që të krijohen kushte më të mira në Qendrën për trajtimin e qenve endacakë në Hajvali.
Ai tha se kanë ekipe që janë duke operuar në qytet për t’i larguar qenët për t’i strehuar dhe për t’i adaptuar.
“Tani kemi një numër të madh të personave që janë të interesuar për strehimin e qenëve endacak mos të ketë qen pa shtëpi. Ka qenë një punë e madhe ekipore për të ardhur deri këtu por kjo nuk mjafton, lufta ndaj kësaj dukurie negative vazhdon”, tha Rama shkruan Arbresh.info
Rama tha se nëse ne nuk merremi me këtë dukuri në të gjithë territorin e Kosovës do të jetë e vështirë dhe i bëri thirrje nivelit qendror të merret me këtë çështje supernegative.
Ai theksoi se kjo qendër i trajton 40 deri 45 qenë në ditë.
Rama tha se ideja është të jetë të mos i mbani ju gjatë por t’i dërgojmë për adoptim në shtëpi dhe të bëjmë një siguri për qytetarët tanë.
Ndërsa tha se janë duke u marrur me rastin që ka ndodhur në QKUK.
Ai shtoi se sipas numrave të kalkuluar janë mbi 3 mijë qenë endacak.
“Ne kemi krijuar mekanizmat ku mund ti ndajmë edhe me komunat e tjera. Ne kemi kërkuar që dy tre vite nga niveli qendror të merret me këtë çështje. Qeveria ende nuk e ka harxhuar asnjë cent për këtë çështje”, përfundoi Rama./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...