Rama inspekton punimet në stadiumin e futbollit në Hajvali

08:22 | 15 Gusht 2024
E.G

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka filluar ditën me inspektimet e punimeve të ndërtimit të stadiumit të futbollit në Hajvali.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky është një tjetër projekt infrastrukturor për të mirën e komunitetit sportive, rinisë dhe gjithë qytetarëve, shkruan Arbresh.info.

“Filluam ditën duke inspektuar punimet në ndërtimin e stadiumit të futbollit në Hajvali.  Një tjetër projekt infrastrukturor për të mirën e komunitetit sportiv, rinisë dhe gjithë qytetarëve.”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme