Rama ia kthen Mustafës: S’të kam quajtur tinëzak, as s’kam thënë që është folur për “Mini-Shengenin” në Berlin

01:06 | 3 Mars 2020
Trina Galanxhi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka kthyer një përgjigje kryetarit të LDK-së Isa Mustafa i cili tha se Rama e cilësoi si “politikan tinëzak” në një intervistë televizive.

Rama përmes një postimi në Twitter e ka përgënjeshtruar këtë. Ai iu drejtua Isa Mustafës duke i thënë se ka rënë pre e lajmeve me tituj të deformuar, derisa shtoi se nuk e ka quajtur dhe as s’e ka menduar ta quaj ‘tinëzak’.

Kryeministri shqiptar ka shkruar po ashtu se nuk ka deklaruar se është folur për “Mini-Shengenin” në kuadër të Procesit të Berlinit, derisa i ka thënë Mustafës se është i saktë kur thotë se është pajtuar për “hapësirën e përbashkët ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

@IsaMustafaKS ja kështu është kur njeriu bie pre e titujve të deformuar, sepse unë s’e kam thënë e as kam menduar të të quaj “tinëzak”! Ashtu sikundër nuk kam thënë që është folur për “miniShengenin” në tryezat e procesit të Berlinit, përkundrazi e kam shpjeguar qartë edhe këtë..

— Edi Rama (@ediramaal) March 2, 2020

Je i saktë, je pajtuar për “hapësirën e përbashkët ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”! Fiks këtë thashë edhe unë dhe Shengeni Rajonal është fiks kjo, hapësira e përbashkët ekonomike plus lëvizja e lirë e njerëzve, kështu që jemi krejt dakord prandaj ta bëjmë dhe pikë.

— Edi Rama (@ediramaal) March 2, 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme