Rama ia huq, ia shton Maqedonisë së Veriut komunën e “Aeroportit të Shkupit”

20:45 | 30 Mars 2022
KRG

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, këtë të mërkure, është takuar me kryetarin e komunës “Aerodrom” të Shkupit, Timco Muncunski.

Por, në njoftimin e bërë për këtë takim, i pari i Prishtinës ia huqi duke thënë se është takuar me kryetarin e “Komunës së Aeroportit të Shkupit”.

Ky gabim nga Rama është korrigjuar shpejt dhe kjo mund të vërehet nga ‘historia e ndryshimeve’ në postimin e tij në Facebook.

E në këtë takim me Muncunskin, të cilit ia huqi komunën por jo edhe emrin, u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit me menaxhimin e mbeturinave e ndotjen e ajrit.

“Veç sektorëve si energjia, sporti, kultura e digjitalizimi, që tregohen shumë premtues për të dy vendet, diskutuam edhe për mundësi bashkëpunimi në menaxhimin e mbeturinave, mobilitet, ndotjen e ajrit dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për zhvillim”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme