Rama i reagon Vuçiqit: “Hartë leshi”, “ai shoku në Beograd luan kukulla në Facebook”

12:52 | 20 Mars 2021
Arditë Shkodra

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e vaksinimit të mjekëve kosovarë në Kukës ka reaguar për postimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili kishte publikuar hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb.

Rama nga Kukësi tha se harta e publikuar nga Vuçiq ishte një “hartë leshi” dhe se “ai shoku në Beograd luan kukulla në Facebook”, shkruan arbresh.info

“Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”.-tha Rama./arbresh.info/

 

LEXO EDHE

Vuçiqi poston Kosovën si pjesë të Serbisë, Instagrami i’a censuron pas raportimit që i’u bë nga kosovarët – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme