Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, i ka reaguar sot ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku lidhur me projektin e palestrës multisportive në kryeqytet.
Ky i fundit të premten përmes një postimi në Facebook ka prezantuar këtë projekt dhe ka thënë se tash e një vit janë duke pritur ndarjen e lokacionit, por që kanë hasur në neglizhencë totale nga komuna.
Megjithatë, Rama duke iu kundërpërgjigjur ministrit ka thënë se kanë qenë asamblistët e Vetëvendosjes që për katër herë e kanë refuzuar edhe lokacionin edhe planin për palestrën.
“Lokacioni dhe plani për palestrën janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes. Në seancën e fundit (04.12.2024), kjo bllokadë u shoqërua me shkatërrim të pronës publike dhe ndërhyrje të policisë! Komuna e Prishtinës ka planifikuar ndërtimin e palestrës si pjesë të një kampusi sportiv në Bernicë, me projekte të plota urbanistike dhe përpjekje të vazhdueshme për miratim. Përhapja e propagandës dhe mungesa e bashkëpunimit politik po dëmtojnë Prishtinën dhe qytetarët e saj. Faji për vonesat bie mbi bllokimin e qëllimshëm nga Vetëvendosje dhe jo mbi Komunën”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai tutje ka thënë se komuna do të vazhdojë të punojë për të realizuar projektet e rëndësishme, sipas tij, pavarësisht bllokimeve politike.
“Retorika e gabuar dhe veprimet destruktive nuk do të na ndalin! Qytetarët e Prishtinës meritojnë zhvillim, jo propagandë politike”, ka shtuar Rama.
Assesi të ndalet problemet tek Arsenali, dëmtohet Nwaneri
Van Dijk refuzohet nga Real Madridi
Jep dorëheqje kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau
Kjo është 11-shja e Real Madridit në duelin e Kupës së Spanj...
Rizvanolli: 220 xehtarë i janë bashkuar sot KEK-ut
Përurohet QKMF-ja në Mitrovicë, Hamza: Përmirësimi i shërbim...