Edhe 39 ditë përfundon rruga ” Muharrem Fejza”, kështu tha Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama ka vëzhguar largimin e kiosqeve nga kjo rrugë dhe ka deklaruar se punimet do të kryhen edhe 39 ditë, raporton arbresh.info
“Ne e kemi marr zyrën në menaxhim ne dhjetor dhe deri tash jemi marr me çështje te shpronësimit deri tash. Tash do i heqim kiosqet dhe pastaj do fillojmë me shtrimin e zhavorrit sepse gjatë dimrit s’mund të kryesh punë tjera. Tash që jemi në pranverë, kemi temperatura plus kemi një tempo të zhvillimit të përfundimit të rrugës ‘Muharrem Fejza’. 40 ditë totali”, ka deklaruar Rama.
“Edhe 39 ditë prej sot për ta përfunduar gjithë rrugën ‘Muharrem Fejza’ e më pastaj vazhdojmë me analizë për kanalizime që do t’i incizojmë se çka është instaluar, e t’i testojmë edhe sa funksionojnë”,përfundoi Rama/arbresh.info/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite