Në nderim të jetës dhe veprës së producentes së njohur Vjosa Berisha, mbledhjen përkujtimore e ka hapur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama ka shprehur ngushëllime teksa thekson që janë të pakta fjalët për të përshkruar Vjosën si artiste dhe kontributin që e ka dhënë për artin dhe kulturën.
“Janë të mangëta fjalët për t’ua lehtësuar dhimbjen për vdekjen e regjisores Vjosa Berisha, Bashkëndjej me ju në këto ditë të vështira dhe për të gjitha ata që e kanë njohur Vjosën. Komuniteti artistik e humbi një ikonë, një zë të fuqishëm, një producentë të zellshme, lidere në fushën e artit dhe kinematografisë”, ka thënë ai.
“Pa të Prishtina më nuk frymon njëlloj, këtë mungesë do e ndjejmë edhe në PriFest e në shumë sfera e në ditët që do të na vijnë. Vjosa ka lënë gjurmë të thella në jetën kulturore të kryeqytetit. Ka nxjerr gjithnjë në pah vlerat. Vjosa i ka sjell Prishtinës artistë e filma të nivelit botëror, energji të papërshkrueshme, duke na e zbukuruar qytetin e duke na dhuruar emocione të paharrueshme. Ka dhënë përherë prej vetes energji pozitive dhe dashuri në secilën gjë që e ka bërë. Ajo e jetoi secilin moment. Pa Vjosën, as unë më nuk jam i njëjti. Dhe mungesën po ia ndjej qysh tani. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, tha ai. /arbresh.info/
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...