Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe atij të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, lidhur me deklarimet për “Ballkanin e Hapur”.
Rama, në një shkrim në Twitter, tha se kushdo që është kundër iniciativës së “Ballkanit të Hapur”, është në të drejtën e vetë që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë…
Sipas tij, kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit!
“Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, deklaroi Rama.
Reagimi i Ramës erdhi pasi Osmani gjatë një konference për media me Gjukanoviqin, deklaroi se Kosova vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë, bashkëpunim rajonal por në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Për dallim prej “Ballkanit të Hapur”, që ka dëshmuar sidomos muajt e fundit se do të rezultonte me hapjen e rajonit tonë për një ndikim më të madh të Rusisë, dhe këtë duhet ta ndalojmë me çdo kusht… Po ashtu në vend se ta përshpejtonte ecjen e shteteve tona drejt BE-së do t’i vendoste në dhomë të pritjes dhe do ta zgjaste procesin e integrimit”, u shpreh Osmani.
Ndërkaq, Gjukanoviq tha se “Ballkani i Hapur” ka rrjedhë në një moment të depresionit në rajon, kur e ka përfunduar mandatin kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kur u mendua se është vënë në pikëpyetje integrimi evropian.
“Jemi shumë të vetëdijshëm për mundësinë e bashkëpunimit rajonal ekonomik…Ky orientim parimor nuk do të thotë se i kemi sytë mbyllur. Por, ne mendojmë se në këtë temë kemi një iniciativë të mirë të Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë është komplementare në rrugën drejt integrimit evropian”, u deklaroi Gjukanoviq.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...