Google ADS

Rama: I kemi votat për planin zhvillimor komunal

21:21 | 3 Korrik 2024
E.G

Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka deklaruar se i kanë votat që të kalojë në kuvend plani zhvillimor komunal që ai e përshkruan si një dokument strategjik për trajektoren e zhvillimit të kryeqytetit.

Rama në Debat Plus, planin e ka përshkruar si rezultat të punës së gjerë të drejtorëve dhe institucioneve të ndryshme, si dhe bashkëpunimit me profesionistë lokalë dhe ndërkombëtarë.

“Është një plan strategjik, një plan që tregon trajektoren e zhvillimit të kryeqytetit, pra planifikimin për zhvillim të kryeqytetit. Jep me vija të trasha se nga shkojmë ne si shoqëri. Për këtë arsyeje është me rëndësi shumë të madhe që të votohet që të dalë në debat publik, për arsye se një dokument që është punuar me vite të tëra, edhe prej drejtorëve të kryeqytetit prej institucioneve të ndryshme, prej ministrive të ndryshme profesionistëve lokal e ndërkombëtare, dhe duhet tash të dalë në diskutim publik në mënyrë që t’u japim mundësi që secili qytetarët i kryeqytetit me pas mundësi për me kuptu ne detaje nga ne planifikojmë ose e shohim të ardhmen e kryeqytetit”, ka thënë Rama.

Rama ka theksuar rëndësinë e debatit publik për këtë plan para se të ratifikohet, duke ftuar të gjithë asamblistët që ta votojnë për ta sjellë në diskutim publik.

“Po mendoj si kemi votat, pasi kemi një plan për zhvillimin e kryeqytetit edhe të gjitha asamlesitet që janë votuar nga qytetarët për këtë çështje…I ftoj të gjithë asamblistët pa marrë parasysh se çfarë partie janë që këtë plan zhvillimor ta votojnë për diskutim pra për debat publik sepse nuk po themi që nesër ta ratifikojmë, ne po themi të votojmë ta vendosim në diskutim publik”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme