Google ADS

Rama i dhuron Çelësin e Kryeqytetit Dukagjin Lipës

15:02 | 25 Korrik 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar Çelësin e Kryeqytetit, Dukagjin Lipës.

Rama ka thënë se Lipa ka kontribuar për kryeqytetin.

“Në shenjë të vlerësimit për këtë kontribut të dhënë për Kryeqytetin, nderova Dugin me Çelësin e Kryeqytetit”, shkroi Rama.

Ai tha se Dukagjin Lipa ka arritur të ndryshojë mjedisin tonë për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre

“Dukagjin Lipa, apo siç e njohim të gjithë me Dugi, është shembulli më i mirë i ndikimit pozitiv në shoqëri. Përmes kontakteve të tij personale në nivel ndërkombëtar, Dugi ka arritur të ndryshojë mjedisin tonë për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre”, ka shkruar Rama në Facebook, shkruan Arbresh.info

Postimi i plotë:

Dukagjin Lipa, apo siç e njohim të gjithë me Dugi, është shembulli më i mirë i ndikimit pozitiv në shoqëri. Përmes kontakteve të tij personale në nivel ndërkombëtar, Dugi ka arritur të ndryshojë mjedisin tonë për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre.

Arti dhe kultura në Prishtinë e Kosovë kanë kaluar në nivel tjetër global falë punës së Dugit me Sunny Hill Festival dhe me Sunny Hill Foundation.

Në shenjë të vlerësimit për këtë kontribut të dhënë për Kryeqytetin, nderova Dugin me Çelësin e Kryeqytetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme