Rama i bashkohet thirrjes së SHBA-së për shtensionim të situatës në veri: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë e Kosovës

07:27 | 30 Shtator 2023
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është bashkuar thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtensionim të menjëhershëm në kufirin Kosovë – Serbi.

Me anë të një postimi në platformën ‘X’, Rama i bëri thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi, transmeton Arbresh.info.

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë bërë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën dhe të vazhdojë të ulë tensionet.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha John Kirby, koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së.

Megjithatë, Kirby tha se “madhësia” e trupave të grumbulluara është destabilzuese./Arbresh.info

Lexo edhe:

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme