Komuna e Prishtinës, ndërmori një varg aktivitetesh që kishin të bënin me rregullimin e qytetit dhe hapësirat publike.
Për këtë arsye, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati një aktivitet në Pallatin e Rinisë, ku në praninë e tij u bë pastrimi i hapësirës së brendshme.
Megjithatë, gjatë ditës, u njoftua se Burim Kelmendin, bordi e shkarkoi nga posti i kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale “Pastrimi”.
I pari i kryeqytetit foli për arsyet e shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të kompanisë “Pastrimi”, i cili mes tjerash, tha se kohëve të fundit gjendja në kryeqytet qe përkeqësuar dukshëm sa i përket pastrimit.
Kryetari Rama, në intervistë për RTK-në, sqaroi gjendjen aktuale në të cilën gjendet kompania “Pastrimi”.
“Siç e keni parë, gjendja në kryeqytet është përkeqësuar muajve të fundit. E tillë ka qenë edhe më përpara. Kompania ‘Pastrimi’ është gjetur me probleme të shumta, me kredi, borxhe të shumta ndaj deponisë së mbeturinave, e me parregullsi në të punësuarit”, tha Rama.
“Për fat të keq, ka pasur shumë parregullsi. Prandaj, për këtë arsye Bordi ka marrë vendim që të shkarkohet kryeshefi i Kompanisë ‘Pastrimi'”, tha ai.
Rama më tej deklaroi se ka pasur tentativa edhe më herët për shkarkim të tij. “Por, për fat të keq kemi pasur sabotime të shumta nga personat e ndryshëm që kanë qenë në Bord”, tha ai.
Kryetari i Prishtinës u shpreh se aty do të vendoset tash për tash një ushtrues detyre.
Përveç kësaj, kryetari i Prishtinës foli edhe për njoftimin që e ka bërë Komuna për të gjithë shitësit që operojnë rreth hapësirave të tregjeve kurse në lagjen ‘Ulpiana’ u është dhënë afat deri me datën 22 korrik që t’i lirojnë ato hapësira.
“Është edhe kjo pjesë e procesit të lirimit të hapësirave publike dhe është vazhdimësi e çlirimit të tyre, ngase kemi numër të madh të shitësve ambulantë, të cilët shesin pa leje”, tha ai.
Kreu i kryeqytetit deklaroi se edhe pse ka hapësira edhe në Tregun e Gjelbër edhe në tregun e Ulpianës, e që ata mund të vendosen, të njëjtit vazhdojnë të tregtojnë jashtë hapësirave.
“Ndaj ne u kemi dhënë dy javë afat që ata të largohen, përndryshe do t’i largojmë ne dhe do t’i gjobisim”.
“Ata e kanë mundësinë të bëhen pjesë e sistemuar e mirëfilltë, sikurse tregtarët tjerë“, theksoi kryetari Rama, duke shtuar se do të bëhet edhe pastrimi i tregjeve nga mbeturinat.
Kryetari i Prishtinës foli edhe për projektet e reja, të mëdha të këtij viti, të cilat priten të realizohen.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...