Në dhjetë vjetorin e gjyqësorit të Republikës së Kosovës është mbajtur konferenca ndërkombëtare me temën “Sigurimi i sundimit të ligjit dhe i të drejtave të njeriut përmes mekanizmave të drejtësisë kushtetuese: Sfidat e shekullit 21”.
Aty u theksua rëndësia e institucioneve të drejtësia dhe pavarësia e gjyqësorit.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi duke folur për rolin e kësaj gjykate, tha se gjykatat kushtetuese intervenojnë në pushtet duke siguruar që autoritetet publike që janë ngarkuar me fuqitë e pushtetit të përdorin normat në pajtim me Kushtetutën.
“Gjykatat kushtetuese në mes tjerash kontribuojnë në ndërtimin dhe forcimin e sundimit të ligjit duke u angazhuar në kontroll konkret dhe abstrakt të normave kushtetuese. Ato intervenojnë në pushtet duke siguruar që autoritetet publike që janë ngarkuar me fuqinë e pushtetit i përdorin të njëjtat në pajtim me Kushtetutën. Varësisht nga juridiksioni që ka një Gjykatë Kushtetuese, roli i saj mund të ndryshojë nga njëra gjykatë simotër në tjetrën. Kjo konferencë ndërkombëtare synon të vë në pah disa elemente veçuese të juridiksioneve të ndryshme kushtetuese dhe mënyrave si Gjykata Kushtetuese ka lënë shenjë në ndërtimin e sundimit të ligjit duke bërë interpretimin e normave kushtetuese në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore dhe duke garantuar me sundimin e vlerave demokratike dhe kushtetuese që aspirohen nga të gjithë ne”, tha ajo.
E kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci tha se pavarësia e gjyqësorit dhe gjykatave nuk është privilegj por një nga parimet thelbësore të një shteti demokratik, transmeton kp.
“Roli i gjykatave të rregullta për interpretimin e legjislacionit të brendshëm të Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm. Kjo është theksuar edhe nga jurispodenca e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut. Mbarëvajtja e këtij procesi është e lidhur ngushtë me pavarësinë e pushtetit gjyqësor e cila për mendimin tim përbën kushtin themelor për respektimin e parimit të shtetit të së drejtës. Sipas qëndrimit të përgjithshëm parimi i shtetit të së drejtës lidhje me atë të ndarjes së pushteteve nënkupton garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nëpërmjet një gjyqësori të pavarur dhe të paanshëm. Në ketë kontekst gjyqësor duhet kuptuar e pranuar si një gjyqësor që vetëqeveriset, vetkontrollohet por në të njëjtën kohë edhe vetkorrigjohet”, tha ai.
Ai tha se pavarësia e gjyqësorit duhet kuptuar si e drejtë thelbësore.
Ndërsa Jean Claude- Wiwinius, kryetar i Kushtetueses në Luksemburg ndau përvojat qe kanë, duke treguar rreth funksionimit të gjyqësorit atje.
“Gjykata jonë Kushtetuese ka kompetencë të kufizuar, i ka vënë funksion thelbësor të gjykojë me anë të vendimeve, pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën. Çdoherë që një gjykatë e Luksenburgut përballet me një çështje mbi pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën dhe kjo është e nevojshme për zgjidhjen e çështjeve gjyqësore, është e detyruar të paraqes një kërkesë paraprake në Gjykatën Kushtetuese, përveç nëse çështja është qartë e parëndësishme ose përgjigja e kërkesës tashmë është dhënë paraprakisht”, tha ai.
Ai tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë efekt relativ të zgjeruar midis palëve me gjykatën referuese dhe të gjitha gjykatat e tjera që janë të thirrura të gjykojnë lëndën.
Lexo edhe:
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?