Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, priti në takim njohës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, të enjten, më 29 prill 2021.
Puna e Gjykatës në kushte pandemie, sfidat në vendimmarrje dhe përkushtimi për zgjidhjen e lëndëve gjyqësore, ishin vetëm disa ndër temat që u diskutuan në takimin e përbashkët.
Në vijim të bisedës, të dyja palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre rreth zhvillimeve të fundit në lëmin e drejtësisë kushtetuese, si dhe rreth përpjekjeve të vazhdueshme që po bëhen nga institucionet e vendit për konsolidimin e shtetit të së drejtës, forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe rritjen e transparencës në sistemin e drejtësisë.
Kryetarja Rama – Hajrizi shprehu mirënjohjen e saj për ndihmën e ofruar ndër vite nga qeveria holandeze, në financimin e projekteve të ndryshme për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Gjykatës Kushtetuese.
Ambasadorja Lobbezoo u zotua se Holanda do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën edhe në të ardhmen dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve veçanërisht në fushën e rendit dhe ligjit./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...