Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se janë gati për të finalizuar procedurat për Strukturimin e Policisë së Kryeqytetit.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se është takuar me udhëheqësit kryesorë të Policisë së Republikës së Kosovës, Drejtorin e Përgjithshën, Gazmend Hoxha, Drejtorin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Basri Shabani dhe Drejtorin e Departamentit të Operacioneve në Polici, Arbnesh Ajvazin.
Sipas tij, në këtë takim, janë diskutuar për detajet për organizimin e drejtorisë së re e cila do të funksionojë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushët mes Kryeqytetit dhe Policisë.
“Gjatë takimit theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kryeqytetit dhe Policisë, veçanërisht për të adresuar sjelljet që dëmtojnë jetën publike, duke u fokusuar në intensifikimin e masave ndaj atyre që hedhin mbeturinat jashtë vendeve të caktuara dhe parkojnë mjetet e tyre duke penguar kompaninë “Pastrimi” të kryejë shërbimin, dhe ndaj atyre që parkojnë makinat në mënyra që pengojnë qarkullimin dhe qetësinë publike.”, ka shkruar ndër të tjera Rama./Arbresh.info/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?