Rama: Funksionalizimi i kamerave të sigurisë do të rritë sigurinë e përgjithshme në kryeqytet

15:20 | 4 Qershor 2024
E.K

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se funksionalizimi i kamerave të sigurisë në kryeqytet do të ndikojë në rritjen e sigurisë së përgjithshme.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se me vendosjen e këtyre kamerave do të respektohet maksimalisht privatësia e qytetarëve.

“Koordinim i ngushtë me Kosovo Police për funksionalizimin e kamerave të sigurisë në kryeqytet. Ky projekt do të rritë sigurinë e përgjithshme në Prishtinë, duke respektuar maksimalisht privatësinë e qytetarëve tanë”, ka thënë Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme