Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen aktivitetit për pastrimin e liqenit të Badovcit.
Sipas njoftimit, pastrimi do të bëhet më 16 shtator, derisa afati për regjistrim është deri më 7 shtator.
Rama ka thënë se të gjitha shpenzimet e personave që do të marrin pjesë në pastrim ofrohen nga organizatorët.
“Bashkë për liqene më të pastërta! Ftohen vullnetarët që me 16 shtator, t’i bashkohen aktivitetit për pastrimin e liqenit të Badovcit”, ka shkruar Rama.
“Transporti, ushqimi, qeset e mbeturinave, dorezat, bluzat dhe të gjitha gjërat e nevojshme do të ofrohen nga organizatorët. Afati për regjistrim është deri më 7 shtator”. /arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi