Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfrytëzuar konferencën për shtyp pas darkës zyrtare të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Kryeministri holandez, Mark Rutte në Holandë, për folur për situatën në veri të Kosovës.
Kryeministri tha se në Kosovën veriore ka një situatë shqetësuese që duhet zgjidhur, pasi “nuk duam të shohim një tjetër thyerje në Ballkanin Perëndimor”.
“Gjithashtu mund të bisedojmë për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë të veçantë për Kosovën veriore, ku disa javë më parë ushtarët e NATO-s u lënduan. Shpresoj që ulja e përshkallëzimit të fillojë sa më shpejt, sepse në të kundërt mund të sjellë fund katastrofik. Nuk mund të shohim një thyerje në rajonin tonë, që ka bërë shumë arritje”.
Jens Stoltenberg dhe Mark Rutte organizuan sonte darkën për disa kryetarë shtetesh e qeverish nga vende anëtare të NATO-s, në vigjilje të Samitit të Vilnius më 11-12 Korrik./tch/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...