Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar lëndët e tij të preferuara kur ishte nxënës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama iu ka uruar sukses nxënësve që do të garojnë sot në lëndën e Fizikës.
“Fizika, matematika, shkencat ekzakte – këto kanë qenë lëndët e mia të preferuara kur isha nxënës si ju. Kurrgja nuk dihet me siguri, përveçse në matematikën e pastër”, ka thënë shkencëtari amerikan Carl Sagan. E është kështu sepse, “matematika është gjuha e shkencës”, siç ka thënë Galileo Galilei. Edhe ju, që sot garoni në shkencën e Fizikës, e dini se ligjet e fizikës përshkruhen me gjuhë të matematikës, sepse ndryshe kurrë nuk do të diheshin me siguri. Duke e mësu fizikën me gjuhën e matematikës, ju i ekspozoheni mekanizmave me të cilët operon i gjithë Universi”, ka shkruar Rama.
“Deshta sot me ardhë te ju, me ju përgëzu, sepse më entuziazmon jashtë mase fakti që ka apasionantë të shkencës, shkencëtarë të rinj që po formësohen në sistemin tonë arsimor, e që madje po futen edhe në gara për më të mirin e kryeqytetit”.
“Kur të rriteni, e të punësoheni, e vetmja mënyrë që të jeni vërtet të kënaqur, është që ta bëni punën që me të vërtetë ju përmbush dhe që besoni se është e mrekullueshme, dhe e vetmja mënyrë që të bëni punë të mrekullueshme, është që ta doni me zemër atë që bëni. Ju jeni të rinj me fat, sepse herët e keni kuptu cila është ajo fushë që e keni për zemër”.
“Mirëpo, për me shkëlqy s’keni pse me e pritë të ardhmen. Ju tashmë keni dalë fitues nëpër shkollat tuaja. Fituesi në nivel të Prishtinës për Fizikën sot, do të garojë pas pak ditësh në nivelin e gjithë Kosovës”./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...