Rama: Fëmijët lëmoshëkërkues mund të bien pre e trafikimit, qytetarët mos t’u japin para

10:54 | 30 Tetor 2023
A Z

Me rastin e shënimit të javës “Kundër trafikimit me qenie njerëzore”, Komuna e Prishtinës  ka organizuar Fushatën “Bashkë kundër trafikimit të qenieve njerëzore”.

Aty u tha se qëllimi i kësaj fushate është nxitja e angazhimit të qytetarëve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se fëmijët lëmoshëkërkues janë personat potencial që mund të bien pre e trafikimit. Për këtë, Rama tha se po punojnë së bashku në parandalimin e kësaj dukurie.

Ai ka sqaruar se Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka ndarë 6 mijë euro për këta fëmijë, teksa kërkoi që qytetarët të mos japin lëmoshë për shkak të dyshimeve për trafikim.

“Jemi mbledh këtu që ta ngrisim zërin kundër trafikantëve dhe ta mbrojmë të ardhmen tonë. Është një dukuri që kërcënon fëmijët dhe të ardhmen tanë. Ka fëmijë që në vend të shkojnë në shkolla e t’i ndjekin ëndrrat e tyre, përfundojnë duke shitur ose duke kërkuar lëmoshë. E kuptojmë se ata në gjendjen që e kanë mund të bien si pre e trafikantëve dhe për ta luftusr këtë dukuri, Kryeqyteti ka marrë masa strikte dhe ka ndarë buxhetin në luftën kundër trafikantëve”.

“Ofrimi i shërbimeve sociale e arsimore. Kemi krijuar qëndron ditore për këta fëmijë që mund të gjejnë strehim dhe edukim. Mbështetje poashtu financiare. Sivjet Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka ndarë 6 mijë euro për këta fëmijë. Kemi ofruar hapësira falas për organizata që ofrojnë programe për këta fëmijë”, u shpreh Rama. “Duam që këta fëmijë të kthehen në familje enë banka shkollore e jo të sillën vërdallë nëpër rrugë. Lufta jonë Kundër Trafikimit me Njerëz nuk përfundon këtu, jemi të vendosur me pasion kundër këtij krimi dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të bashkohen me neve”, tha tutje Rama, raporton EO.

Agron Mehmeti nga sektori i Policisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, tha së fëmijëtjanë pre e këtyre krimeve, prandaj edhe duhet të punohet në parandalim.

“Ne gjatë vitit, mbajmë nëpër shkolla sesione informuese se çka është trafikimi me njerëz. Zakonisht fëmijët bien pre e këtyre kriminelëve për t’u pasuruar, andaj duhet të punojnë në parandalimin e kësaj dukurie”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme