Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka renditur 3 aspekte kryesore, sipas tij, që populli shqiptar, Shqipëria e Kosova nuk i harrojnë dot ndaj Turqisë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Erdogan nga Turqia, Rama përmendi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Turqia, dhe ndihmën që shteti turk ofroi për Shqipërinë gjatë tërmetit vdekjesprurës të 26 Nëntorit 2019 dhe sigurimin e vaksinave gjatë pandemisë Covid-19.
“Unë nuk mund të mos e bëj një sqarim që ne nuk kemi vënë bast për spitalin (e Fierit), se bastet në Turqi janë të ndaluar me ligj kurse në Shqipëri lejohen vetëm online. Ju kam thënë që bast nuk vë dot por juve keni bastin me shqiptarët që fjalën tuaj e dinë, u tha u bë. Dhe ai spital ishte besoj investimi i parë publik në botë me 3 milionë supervizorë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Unë dua t’ju falenderoj edhe publikisht për mikëpritjen dhe dua të them që sa herë që flitet në këtë nivel për marrëdhënien me Turqinë, Shqipëria, Kosova nuk mund të harrojnë dot 3 gjëra që mbeten në kujtesën tonë kombëtare për sot dhe për nesër:
E para, falë jush Kosova u njoh si Republikë e pavarur pak minuta pasi parlamenti i saj shpalli Pavarësinë.
E dyta, kur Shqipëria u godit nga një tërmet me pasoja jashtëzakonisht të rënda, ju ishit i pari që komunikuat me mua, më thatë që sa të jetë Turqia, Shqipëria nuk do jetë kurrë vetëm dhe ndërmorët iniciativë publike për filimin e ndërtimit të 500 apartamenteve të reja.
E treta, kur Shqipëria bashkë me popujt e tjerë të rajonit tonë u ndjenë si peshku pa ujë në momentin kur bota u godit nga coronavirusi, dhe teksa shikonim nëpër ekranet e televizioneve europiane fillimin e vaksinimit në Europë, nëse nuk do ishte Turqia dhe nëse nuk do ishit ju personalisht kush e di se sa njerëz do kishin humbur jetën. Dhe këto janë 3 momente mes jetës dhe vdekjes që nuk harrohen dot kurrë”, u shpreh Edi Rama./tvklan.al
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut