Google ADS

Rama: Eliminohet taksa në transaksion të pronës të paluajtshme

20:32 | 30 Nëntor 2023
E.H

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është bërë eliminimi i taksës në transaksionet e pronës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama njoftoi se shumica e këshilltarëve komunal kanë votuar për miratimin e këtij propozimi, përcjell Arbresh.info.

“Me shumicë votash të këshilltarëve komunal është miratuar propozimi ynë që të shfuqizohet rregullorja në të cilën parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme e që kishte vlerën 150 euro”, ka shkruar Rama.

Më tutje ai tha se këtë të drejtë, qytetarët e Prishtinës e kanë merituar që moti.

“Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, e cila përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme