Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës në prag të zgjedhjeve lokale e atyre parlamentare.
Në anën tjetër edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës po garojnë me listën e përbashkët të shqiptarëve.
Që të dy liderët u kanë bërë thirrje bashkëkombësve shqiptar në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të dalin masivisht në zgjedhjet e sotme.
Duke folur për këtë ftesë, të kryeministrit Rama e presidentit Thaçi, drejtuar votuesve në Luginë të Preshevës, politologu Albinot Maloku thotë se “insistimi është kryekëput për të legjitimuar zgjedhjet dhe pushtetin e presidentit Aleksandër Vuçiq”.
“Insistimi dhe gjoja përkrahja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për pjesëmarrjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet e sotshme parlamentare në Serbi, është kryekëput për të legjitimuar zgjedhjet dhe pushtetin e presidentit Aleksandër Vuçiq”, thotë Maloku.
E derisa flet për zgjedhjet e sotshme në Serbi, Maloku vlerësonë se “zgjedhjet të cilat po mbahen sot në Serbi e të cilat janë duke u bojkotuar nga spektri opozitar atje nuk do të prodhojnë asnjë ndryshim”.
“Partia Perparimtare Serbe e Vuçiqit dhe partitë tjera satelite të pushtetit do ti fitojnë zgjedhjet pa kundershtar. Instancat ndërkombëtare monitoruese të procesit zgjedhor nuk do të jenë prezente. Parakushtet për zgjedhje të drejta dhe fer nuk janë plotësuar dhe për pasojë është kërkuar bojkotimi i tyre nga akter të tjerë politik”, ka theksuar Maloku.
Derisa për lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë në kohë të pandemisë, dhe mos lejimit të atyre në Podujevë e Mitrovicën Veriore, Maloku thekson se qeveria aktuale e rrugëve anësore e Kosovës prej nisjes është e pandërgjegjshme ndaj përgjegjësive kundrejt qytetarit.
Kjo qeveri siç ka thënë edhe vet kreu i LDK-së Isa Mustafa nuk e pyet qytetarin, pra këtë qeveri nuk e ka zgjedhë qytetari.
“Lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë në kohë pandemie dhe mos lejimi që qytetarët e Podujevës e Mitrovicës Veriore të mos zgjedhin kryetarin e komunës, është standard i dyfisht”, ka theksuar Maloku për Syri.net Kosova.
E deri në orën 14:00 sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), e cila
po i monitoron këto zgjedhje në Kosovë kanë votuar 32 mijë e 61 votues.
Sipas zëdhënësit të OSBE-së Jeff Bieley, deri në orën 14:00, shprehur në përqindje kanë votuar 33.63 përqind e qytetarëve serb./Syri.net
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...