Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas votimit pro në Asamblenë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Rama e ka cilësuar këtë si një hap historik teksa ka uruar nga zemra Kosovën, përcjell Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se tani ka mbetur vetëm vulosja e anëtarësimit pa të cilin sipas tij, mozaikut evropian i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm
Postimi i plotë:
NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE
Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës
Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:
VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm
Forca KOSOVË
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...