Rama: E pamundur të gjej fjalë për të ngushëlluar mikun, Nexhat Daci

23:42 | 26 Janar 2019
A. B.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ngushëlluar familjen e akademikut, Nexhat Daci për vdekjen tragjike të djalit të tij, Arianit.

Përmes një postimi në Twitter, Rama ka thënë se është e pamundur të gjinden fjalë për të ngushëlluar familjen dhe babain e Arianit, Nexhat Dacin.

Ky është postimi i Ramës:

Çfarë trishtimi lajmi për humbjen e jetës së Arian Dacit dhe e pamundur të gjenden fjalë për të ngushëlluar familjen e babën e tij, mikun tim Nexhat Daci, të cilit i përcjell shprehjen vëllazërore të keqardhjes së thellë për këtë tragjedi të madhe familjare! I paharruar kujtimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme