Kryeministri Edi Rama kritikoi Bashkimin Evropian për kushtëzimin e liberalizimit të vizave për Kosovën me demarkacionin me Malin e Zi.
Në të njëjtën kohë, ai tha se BE po negocion me Serbinë e cila siç thotë ai as nuk e njeh pavarësinë e Kosovës
Rama në një intervistë për Standardin e Vjenës ka thënë se kjo nuk është e drejtë, BE-ja është duke negociuar për pranimin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe të Serbisë në BE, por jo me Shqipërinë, e cila, sipas tij, ka shkuar më tej në zbatimin e reformave gjyqësore gjë që Podgorica zyrtare nuk e ka bërë.
“Kosovaret tani ata kanë shtetin e tyre, por nuk janë në gjendje të lëvizin lirdhëm. Ata janë të vetmit njerëz në të gjithë Evropën që nuk mund të dalin nga vendi i tyre dhe krejt kjo për shkak të disa kritereve të pakuptimta. BE-ja duhet së pari të ketë një
marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, ndërkohë që negocion me Serbinë, një vend që nuk është i njohur edhe Kosovën, e lëre më kufijtë e Kosovës”, ka thënë Rama.
Kryeministri shqiptar thotë se, pavarësisht se çfarë thotë dikush, ai gjithmonë do të merakoset për shqiptarët që jetojnë në vende të tjera, sepse siç shpjegon ai këtë ia obligon kushtetuta shqiptare.
Kushtetuta e Shqipërisë, sipas tij, parashikon që shteti shqiptar kujdeset për të gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në vende të tjera jashtë vendit dhe nënvizon se ai gjithmonë do të bëjë, pa marrë parasysh se çfarë të tjerët kanë thënë, dhe kritikoi politikën e zgjerimit të BE-së.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...