Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar në Kosovë, për shkak të mbledhjes së dy qeverive që do të mbahet sot.
Rama ka arritur dje në Prishtinë, ku pastaj ka shkuar për vizitë tek familja e ish- presidentit Hashim Thaçi, në Burojë të Skenderajt.
Teksa u takua me familjarët e ish-presidentit të Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, u shpreh i lumtur që e vizitoi Hashim Thaçin në Hagë, madje e konsideroi atë si vëlla.
“Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Lexonte shumë, por edhe stërvitej. Te formulari para se të futesha, shkrova: Do ta takojë se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin”, u shpreh Rama.
E sot, kryeministri Rama ka shpërndarë disa fotografi nga ky takim, ku ka shkruar “Mirëmengjes dhe me emocionet e vizitës në familjen e Presidentit Thaçi, ju uroj një javë të mbarë”. /arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...