Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nderuar presidentin e Bullgarisë, Rumen Radevin, me “Çelësin e Qytetit”.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se vizita e Radev potencon thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve miqësore.
“Patëm nderin të mirëpresim në Kryeqytet, Presidentin Bullgarisë, z.Rumen Radev, të cilin e nderuam me “Çelësin e Qytetit”. Një vizitë e rëndësishme që thekson thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona miqësore. Faleminderit Presidentit të Bullgarisë për vizitën dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e lidhjeve tona diplomatike. Z.Radev i ka dyert gjithmonë të hapura në Prishtinë.”, shkroi Rama./Arbresh.info
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!