Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës Përparim Rama ka rrëfyer për ofertën për t’u kthyer në Kosovë dhe për t’iu futur garës për Prishtinën.
Rama në “Debat Plus” thotë se kishte menduar se LVV punon në interes të popullit por sipas tij nuk doli të jetë kështu.
“Kam jetuar në Londër për 30 vite dhe në e shohim Kosovën gjithë së bashku. Ne mundohemi të ndihmojmë popullin. Për fat të keq kemi parë politikat e partive tjera në një formë apo tjetër nuk e shohin interesin e popullit. Vetëvendosja është një shembull i tillë. Unë kam ardhur dy herë dhe e kam votuar Shpendin sepse kam besuar vërtet në ndryshim dhe përmirësim të kushteve të qytetarëve. Unë nuk e fsheh këtë gjë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Rama thotë se LDK pas 14 shkurtit ka dëgjuar zërin e elektoratit dhe është reformuar me Lumir Abdixhikun.
“Ai më ka ftuar mua për këtë garë përkundër interesave të brendshme partiake. Ai ka parë jashtë partisë në këtë rast për të mirën e popullit dhe qytetarit të Prishtinës. Për këtë arsye unë kam ardhur në Kosovë, jam takuar me të dhe kam vërtetuar se vërtet ka qëllime të tilla”.
Kandidati i LDK-së për Prishtinën thotë se është bindur se LDK e ka seriozisht reformimin e partisë.
“LDK është një shtëpi e prishur, por me një potencial fantastik për t’u transformuar e lulëzuar. Është pikërisht LDK që ka dashur të reformohet dhe më kanë shti të besojnë se e kanë reformimin vërtet”, deklaroi tutje Rama./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...