Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se duhet të ketë zgjidhje për problemin e mbeturinave.
Rama thotë se edhe përkundër faktit që ka bërë presion që të zgjidhet ky problem, nuk ka pasur rezultat.
“Duhet të kemi zgjidhje për problemin e mbeturinave. Përkundër faktit që kam bo presion që të zgjidhet ky problem, edhe i kemi dhanë të gjitha mundësitë, me subvencione edhe Kompanisë “Pastrimi” dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike nuk kemi pasur rezultat”, shkruan Rama në Facebook.
Tutje ai thotë se e ka për detyrë si lider, që të merr vendime që sipas tij nuk janë të lehta por që janë me rëndësi të madhe.
“Në mungesë të rezultateve, unë e kam për detyrë si lider, si menaxher i proceseve të transformimit të kryeqytetit të marr vendime, këto vendime nuk janë të lehta, mirëpo janë vendime me rëndësi të madhe, sepse përndryshe s’mundemi me bo transformimin e kryeqytetit. Nëse dikush në ekip nuk performon atëherë duhet me bo ndërrimin”, shkruan ai.
Rama thotë se përndryshe për çfarë kanë ardhur, nëse jo për t’i kryer punët.
“Përndryshe për çka jemi ardh këtu, për çka po punojmë, për çka na kanë zgjedhë qyteti? Për me kry punë, e jo për me pasë fjalë edhe me pasë zhagitje të procesit”, përfundon ai./Arbresh.info/
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...