Google ADS

Rama: Duhet ekspertizë urgjente për rrëzimin e kulmit të Komunës, gjendja e të lënduarës është stabile

13:02 | 22 Janar 2024
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka mbajtur konferencë për media ku ka adresuar edhe çështjen e rënies së çatisë së objektit të komunës në lagjen Arbëria.

Ai ka thënë se komuna do të realizoj edhe vlerësime të tjera, por që fillimisht është dashur realizimi i një vlerësimi fillestar.

“Duhet ekspertizë urgjente e preliminare për të ditur se çka e ka shkaktuar këtë problem me kulmin e ndërtesës…Kam ftuar ekspertët e fushës, Visar Gecin e Gëzim Kastratin, që i kam parë si profesionistë që veprojnë jashtë Komunës për të analizuar e për të na dhënë një gjendje preliminare për rrëzimin e kulmit”, ka thënë Rama.

Më tej, ai ka bërë të ditur se viktima e cila u lëndua nga rënia e kulmit të objektit, Elza Ujkani ka rrezikshmëri të lartë shëndetësore.

“Për fat të mirë, gjendja është stabile, por ende është në rrezikshmëri të lartë. Jemi në kontakt çdo ditë me doktorët, e kam qenë në kontakt me familjen e sa”, u shpreh Rama. /Arbresh.info/

Të ngjashme