Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar sot drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Pas takimit, Rama bëri të ditur se Drejtoria e Policisë në kryeqytet po formohet.
“Më në fund, qytetarët e Kryeqytetit do të kenë Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit”, shkroi Rama në rrjetin social Facebook.
Tutje, Rama tha se kjo strukturë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe sipas tij, do të ndihmojë në adresimin e çështjeve të sigurisë në kryeqytet.
“Unë u zotova se do të ndërtojmë marrëdhënie të ngushta e të shëndosha bashkëpunimi me këtë Drejtori. Rendi dhe siguria e të gjithë qytetarëve është prioritet”, tha ai./Arbresh.info/
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë
Shitet limuzina e blinduar e presidentit amerikan
Deschamps do të largohet nga Franca pas Kupës së Botës