KFOR-i gjerman i ka dhuruar një donacion FSK-së në vlerë prej 329.281.78 euro ku përfshihen 44 automjete dhe pajisje të tjera.
Komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama ka falenderuar kontigjentin gjerman në Kosovë, Ambasadën Gjermane, popullin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme dhe për dhurimin e këtij donacioni.
“Ishte Gjermania ajo që në vitin 2009 na ndihmoi me dhurimin e 240 automjeteve taktike. Fal kësaj mbështetje FSK arriti edhe kapacitetin e parë të forcës operacionale. Ky donacion është i rëndësishëm për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt zgjerimit të aftësive. Automjetet do të jenë në funksion të rritjes së mobilitetit të FSK, rritjes së standardit në kuadër të mbështetjes së trupave tanë, dhe bashkëpunimit me kontigjentin gjerman. Mundësistë që po na i ofron shteti gjerman do t’i kthejmë në mundësi të një institucioni me vlerë që të kontribojmë në paqe në botë”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Rama ka përmëndur edhe tranzicionin e FSK-së.
“FSK është në prag të ndryshimit të tranzicionit të kapaciteteve, ndryshim ky që do të jetë një hap tejet i madh për FSK-në. FSK do të vazhdoj punën në të gjitha projektet. FSK është institucioni më i besueshëm në vend falë mbështetjes së partnerëve tanë strategjik. Jam krenarë me vajzat dhe djemt e FSK-së. E ardhmja jonë është afër NATO-së, do të punojmë që një ditë të arrijmë synimin tonë”, ka thënë ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/761193084229761/
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga