Rama: Do kisha dëshirë që t’i përqafoja të prekurit, por nëse bëj trimin kthehem në vrasës

16:58 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se të gjithë qytetarët duhet të zbatojnë rregullat e vendosura kundër koronavirusit.

Më tej Rama është shprehur se do kishte dëshirë që të vizitonte te prekurit por kjo gjë është e pamundur dhe nëse ai bën “trimin” kthehet në vrasës, pasi rrezikon përhapjen e virusit.

Rama ka bërë thirrje për sa më shumë seriozitet për këtë situatë në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë për zgjidhjen e saj.

“Nuk është aspak gjëja më e mirë apo një gjë e pëlqyeshme që mund të na ndodhte ne Shqipove që nuk punojnë për të jetuar po për të punuar. Duhet të kontribuojmë të gjithë për njëri tjetrin. Nuk do të lejojmë që të shkojnë në spital vetëm të afërmeve të të sëmurëve, por edhe ata që nisen për të parë mos kanë ndonjë gjë. Për të gjithë të sëmurët kronik, apo kur urgjenca vendos. Ka njerëz që kanë nevojë dhe do marrin shërbim të gjithë, por është gjendje lufte. Do kisha dëshirë që të shkoja ti përqafoja të gjithë ata që e kanë virusin, por nuk mundem. Nëse unë bëj trimin kthehem në vrasës. Sa më shumë seriozisht dhe qetësisht që ta marrim rastin, në bëhemi kontributor.” tha Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme