Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi në emisionin “360 gradë” se “Rama do të ikë. Partia Socialiste të bashkëpunojë me popullin, që fatura e largimit të tij të jetë e vogël dhe vendi të mos shkojë në përplasje civile”
Lulzim Basha: Një gjë mund të thuhet me siguri, regjimi i Ramës ka mbaruar. Edhe mbështetësit e tij më të zjarrtë e dinë fare mirë se çdo zgjidhje politike kalon përmes largimit të Edi Ramës. Nuk ka zgjidhje të qendrueshme dhe institucionale pa largimin e Edi Ramës. Ajo që mund të themi me siguri është se zgjidhja që kërkon koha do të kryhet. Pyetja është sa do zgjatet dhe çfarë fature do të ketë për vendin.
Basha: Kjo në radhë të parë është në dorë të qytetarëve shqiptarë, mbështetja e të cilëve nuk ka munguar për zgjidhjen politike që opozita ka parashtruar dhe në radhë të dytë është në dorë të një institucioni politik, sado të shkërmoqur nga pesha e krimit, që është Partia Socialiste, sepse që Edi Rama do ikë, do ikë, pyetja është me çfarë fature do ta lërë Partinë Socialiste largimi i tij. Do ta lërë me faturën e një përplasjeje me popullin, apo do ta lërë me faturën e një partie, e cila edhe më parë ka ditur të largojë njerëz për t’u hapur rrugë zgjidhjeve politike.
Në çdo rast, vendimi i takon Sovranit. Dhe Sovrani, me pjesëmarrjen që ka treguar me protestën e 16 shkurtit, me mobilizimin e jashtëzakonshëm të dy protestave të tjera dhe mbështetjen që ka dhënë për zgjidhjen politike, është garancia më e madhe, që largimi i pashmangshëm i Edi Ramës do të kryhet brenda një kohe sa më të shkurtër, me faturën më të vogël për vendin dhe për shqiptarët.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend