Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, së bashku me drejtorin gjeneral për Marrëdhënie Kulturore Ndërkombëtare në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Austrisë, Christoph Thun Hohenstein, kanë vizituar hapësirat e Tulltores në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se Hohenstein është shprehur i impresionuar me hapësirat e Tulltores dhe shndërrimin saj në Qendër të Inovacionit e Kulturës.
“I impresionuar me hapësirat e Tulltores dhe i gëzuar për realizimin e projektit për shndërrimin e kësaj hapësire në Qendër të Inovacionit e Kulturës të Prishtinës, u shpreh Christoph Thun Hohenstein, Drejtori i Përgjithshëm për Marrëdhënie Kulturore Ndërkombëtare në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Austrisë. Hohenstein deklaroi se suksesi i madh i Edicionit të Biennales Manifesta i mbajtur në Prishtinë e solli përsëri në kryeqytetin tonë, duke e cilësuar atë si ndër më të mirët të organizuar ndonjëherë. Falënderoj për vizitën z.Hohenstein dhe jam i bindur që do të na vizitojë sërish’, shkroi Rama./Arbresh.info
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...