Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në konferencën ministeriale me titull “Nxitja e kulturës për zhvillim të qëndrueshëm”, deklaroi se e bukura është shumë e rëndësishme për zhvillimin e komuniteteve.
“Programi ynë i Rilindjes Urbane kërkon të ringjallë hapësirën publike. Ne hasim kritika të tilla si, “ne jemi pa bukë, ju merreni me fasada” ose “ne nuk kemi ujë, ju merreni me ndriçim”. Por, nuk ka vende të shëmtuara dhe me mirëqenie. E bukura është shumë e rëndësishme në raport me nevojën tonë për të pasur një marrëdhënie harmonike mes njerëzve të komunitetit, me ligjet e komunitetit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm”, deklaroi kreu i qeverisë.
“Buxheti për kulturën nuk është asnjëherë mjaftueshëm. Duhet të vazhdojmë të gjejmë rrugë për të thelluar dialogun e bashkëpunimin mes njëri-tjetrit në rajon, pasi ka shumë gjëra që na lidhin”, shtoi Rama.
Ndërsa ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin, tha: “Kemi investuar për përmirësimin e mjedisit të trashëgimisë kulturore. Trashëgimia kulturore është mjaft e rëndësishme për turizmin e qëndrueshëm. Duhet të mbrojmë dhe promovojmë trashëgiminë kulturore të rajonit”.
Nga ana e saj, ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi theksoi: “Jemi përpjekur të kemi një zhvillim të qëndrueshëm, duke marrë në konsideratë trashëgiminë kulturore, që i shërben edhe forcimit të memories kolektive”, shkruan TCH
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...