Rama bën marrëveshje ndërkomunale me pesë komuna

11:56 | 12 Dhjetor 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar marrëveshjen kornizë të bashkëpunimit ndërkomunal shumëfunksional me kryetarët e pesë komunave fqinje.

Rama tha se përmes kësaj marrëveshjeje ndërkomunale ne do të bashkërendojmë aktivitetet tona në fushat e menaxhimit të mbeturinave, qenëve endacakë dhe transportit publik.

“Përmes kësaj marrëveshjeje ndërkomunale ne do të bashkërendojmë aktivitetet tona në fushat e menaxhimit të mbeturinave, qenëve endacakë dhe transportit publik, me anë të cilave do të krijohen lehtësira për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit dhe këtyre komunave”, shkruan Rama në Faceobook./Arbresh.info/

Të ngjashme