Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë ditës, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe pranë shtatores së komandantit Zahir Pajaziti.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se Kosova është amaneti i të rënëve për liri dhe obligimi i përditshëm dhe i përhershëm.
Postimi i plotë:
Ne Prekazin historik – vendin ku buron historia e Kosovës, ku ndjenjat e atdhedashurisë marrin tjetër trajtë e kuptim, vizituam gjithë kompleksin e takuam familjen legjendare Jashari, bacën Rifat që ende qendron i fortë dhe krenar për të kaluarën, e plot shpresë dhe jetë për të ardhmen.
Nderuam heroin e kombit – komandantin Zahir Pajaziti, që me veprën e tij dhe flijimin e jetës, të marrë padrejtësisht nga prita tinëzare e armikut; e ktheu atë në një inspirim për krejt gjeneratat e reja.
U përulëm me nderë para dëshmorëve të qytetit në Velani, të cilët jetën e tyre ia falën Kosovës.
Kosova është amaneti i të rënëve për liri, obligimi ynë i përditshëm dhe i përhershëm, që me punë e mund të madh, fëmijëve tanë e gjeneratave që vijnë t’ua bëjmë jetën më të lehtë e më të mirë./Arbresh.info
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...