Google ADS

Rama: 325 familje kanë aplikuar për subvencionim për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private

10:54 | 22 Shtator 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se 325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro 325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Rama tha se janë ndarë 100.000 euro, duke shtuar se është shumë i lumtur që do të realizohet një tjetër premtim i fushatës.

“Kemi ndarë 100.000 euro, që i bie 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro nga Kryeqyteti. Javën tjetër do të shqyrtohen aplikimet më pas do të publikohet lista e përfituesve. Shumë i lumtur që po e realizojmë edhe një premtim tjetër të fushatës”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme