Kryeministri Edi Rama, gjatë një pritjeje për trupin diplomatik në Shqipëri, renditi 3 arsye pse sipas tij, po sulmohet Gent Caka, i propozuar prej tij për të zëvendësuar Ditmir Bushatin në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.
“E kanë sulmuar dhe shkelur dinjitetin e tij për tri arsye. Për të paktën tri arsye; sepse është shumë i ri, d.m.th., nuk i përket botës së tyre të vjetër. Sepse është shumë i pastër, d.m.th., nuk mund të akuzohet për asgjë. Sepse është nga Prishtina, d.m.th., që një shqiptar nga Kosova nuk mund të marrë një detyrë kaq të lartë, por ama si kosovar mund të përdoret si mish për top, nga ata që i janë kundërvënë egërsisht me vandalizëm verbal dialogut Kosovë-Serbi. Por unë nuk e kam zgjedhur Gent Cakën as si kosovar, as si i ri, por si një shqiptar europian pasionant për dijen dhe për atdheun tonë të përbashkët, i cili prej kohësh tanimë punon me mua, shtetas i Republikës së Shqipërisë, fillimisht si këshilltar dhe më pas si zëvendësministër.”
Duke iu përgjigjur Presidentit Meta, Rama tha se Caka kurrë nuk ka shprehur diçka që bie ndesh me politikën e jashtme të Shqipërisë dhe nuk është shprehur për ndryshime kufijsh në Ballkan.
“Ai kurrë nuk ka shprehur diçka që bie ndesh me politikën tonë të jashtme. Kush e thotë këtë, ose është keqdashës, ose keqlexues, ose të dyja bashkë, ose edhe më keq akoma. Ai kurrë nuk ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan dhe as ka marrë përsipër të ndërhyjë ndonjëherë në një çështje si ajo mes Kosovës dhe Serbisë që i takon lidershipit demokratiksiht të zgjedhur të Kosovës dhe popullit shqiptar që jeton në Kosovë.”
Kreu i ekzekutivit bëri edhe një herë të qartë se “Shqipëria e mbështet dialogun dhe inkurajon një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila të pranohet dhe garantohet nga SHBA dhe BE.”
Më tej kryeministri informoi trupën diplomatike se në pranverë, Shqipëria dhe Kosova do të hapin kufirin, një lëvizje që pritet të ndiqet edhe me shtete si Maqedonia dhe Mali i Zi, por kishte edhe një lutje direkte për ambasadorët.
“Ne jemi përgatitur dhe në pranverë do të hapim kufirin me Kosovën, por dëshiroj që askush të mos e deformojë qëllimin dhe përmbajtjen e këtij akti, duke e ricikluar përsëri në atë vazhdën e mbetjeve të nacional-folklorizmit të së shkuarës.”
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...