Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se 28 Nëntori është dita kur shpirti kumbon me jehona prej historisë.
“28 Nëntori, dita kur shpirti na kumbon me jehona prej historisë – të asaj historie të madhëruar me trimërinë e Skënderbeut, me vetëmohimin e stërgjyshëve tanë në vitin 1912, e me shpirtin e paepshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që doli publikisht pikërisht në ditën e 28 nëntorit të vitit ‘97”, shkruan Rama.
Ai thotë se kjo festë është shumë më shumë se sa një datë në kalendar, pasi është si testamenti i gjallë i qëndrueshmërisë sonë.
“28 Nëntori për ne është shumë më shumë sesa një tjetër datë në kalendar, sepse është testamenti i gjallë i qëndrueshmërisë sonë, është kronika e betejave që i kemi zhvilluar, është shpallje e pavarësisë dhe është festë e lirisë, që e kemi aq të shtrenjtë”, shkruan tutje ai.
Tutje i pari i Prishtinës shkruan se ky është një manifestimi kolektiv i identitetit tonë, i cili na e mishëron unitetin dhe forcën që ka ky popull i joni.
“Në këtë kuqezinë që na e mbështjell sot gjithë tokën tonë, e më tej, që sot valëvitet kudo që tubohen shqiptarët, ne kthehemi në protagonistë që transmetojnë një simbol të fuqishëm — e ky është manifestimi kolektiv i identitetit tonë, i cili na e mishëron unitetin dhe forcën që ka ky popull i joni.
Gëzuar 28 Nëntorin! E festofshim përherë të lirë e gjithmonë më të bashkuar”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...