Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se 12 mijë konsumatorë të rinj do të kyqen në Termokos.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoi se qytetarët do të ngrohen nga energjia termike e siguruar nga panelet solare, shkruan Arbresh.info.
“Qytetarët do të ngrohen nga energjia termike prej 50 MW, e siguruar nga panelet solare të vendosura në një hapësirë prej 69 mijë metrash katrorë, në kuadër të projektit “Solar 4 Kosovo”. “, ka shkruar Rama.
Sipas tij, ky investim do të mundësojë integrimin e sistemit të burimeve të ripërtritshme në zonat e reja në Prishtinë, po ashtu do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme dhe të përballueshme për qytetarët për të përmirësuar cilësinë e ajrit në kryeqytet.
I pari i Prishtinës thotë se Projekti me vlerë 80.5 milionë eurove do të realizohet fal ndihmës së Qeverisë Gjermane dhe kredive të buta nga KFW, WBIF, BERZH dhe investimit vendor prej 4.4 milion eurove.
Kjo marrëveshje u nënshkrua sot mes Ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe Kryeshefit Ekzektutiv të “Termokos”, Fisnik Osmani./Arbresh.info/
12 mijë konsumatorë të rinj do të kyçen në Termokos.
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...