Rakiq sulmohet në veri, eksperti i sigurisë: U rrah nga kriminelët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit – rasti mund të manipulohet

16:05 | 13 Tetor 2024
E.H

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka bërë të ditur se të shtunën është rrahur ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Me anë të një postimi në X, Musliu tha Rakiq u sulmua nga miqtë e tij ndërsa u shpreh se ky rast do të paraqitet si sulm i shqiptarëve.

“Ish-kryetari i Listës Srpska , Goran Rakiq është rrahur mbrëmë në Mitrovicë, në pjesën veriore me shumicë serbe. Ndonëse ishte rrahur nga miqtë e tij, kriminelët dhe terroristët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit, ai trajtohej në fshehtësi. Me siguri ky rast do të paraqitej si sulm i shqiptarëve duke përhapur dezinformata kudo”, ka shkruar Musliu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme