“Presionet gjithnjë e më të ashpra që autoritetet e Prishtinës po i bëjnë kundër bashkësisë serbe në Kosovë nduk do t’i frikësojnë serbët që t’i braktisin shtëpitë e veta”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Ai në një intervistë për gazetën e Beogradit “politika” ka theksuar se përkrahja më e madhe për serbët në Kosovë është mesazhi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk do të lejojë dëbimin e serbëve.
Sipas tij, përpjekjet e Prishtinës për ta vështirësuar jetën e serbëve në Kosovë nuk pushojnë ndërsa për këtë i ka marrë shembull, “hapat e njëanshëm nga Prishtina”, që siç tha ai, janë ndërhyrjet e dhunshme, akuzat e rreme kudër serbëve të shquar, bllokimi me furnizime, paralajmërimi për marrjen e Trepçës, transmeton Koha.net.
“Dëshiroj që qytetarët ta dinë se ne me vetë dëshirë nuk duam që jeta jonë në Kosovë të pushojë. Me Serbi të fuqishme dhe me përkrahje të drejtpërdrejtë të Qeverisë së saj, ia kemi dalë ta pengojmë skenarin e Kosovës, sipas të cilit, serbët, për shkak të gjitha këtyre presioneve, duhet t’i braktisin shtëpitë, kishat, institucionet”, citohet të ketë thënë Rakiq.
Ka shtuar se sipas shënimeve ekzistuese, nuk ka shpërngulje të serbëve nga Kosova. Ka theksuar se bëhet fjalë kryesisht për studentët që duan të shkollohen në fakultete që nuk gjenden në Mitrovicën veriore.
Sipas tij, po shënohet një numër më i madh i të rinjve të cilët si studentë vijnë në Kosovë dhe këtu rrinë, gjejnë punë e martohen.
Rakiq në fund ka thënë se çdo ndërhyrje e formacioneve të armatosura nga Kosova në veri të saj është sinjal i qartë se liderët në Prishtinë kanë vendosur që me dhunë të zgjidhin çështje që janë të hapura në Bruksel.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...